Situata e tensionuar – Paralajmëron komandanti i KFOR-it: Ja me çka do të përballemi!

Planifikojmë të përballemi “me çfarëdo rrethane”, ka thënë Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, duke folur për gazetarë në Prishtinë, raportoi “OWP”.

Gjeneral Majori italian u ka thënë mediave se kjo është edhe arsyeja për shtimin e forcave paqeruajtëse të NATO-s kohëve të fundit, si dhe ka siguruar se “ne nuk reagojmë, ne veprojmë”.

Ristuccia ndonëse vlerëson se situata në pjesën veriore të vendit ka qenë e “e qetë” kohëve të fundit, ajo megjithatë vazhdon të jetë “tejet e tensionuar”.

“Ne jemi këtu që të shmangim përkeqësimin e situatës dhe të zhbëjmë tensionet. Mënyrat për deeskalim varen nga gatishmëria e palëve”, ka shtuar komandanti i KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it thotë se çështja e veriut nuk është çështje që mund të zgjidhet ushtarakisht por politikisht, “gjë që varet nga vullneti i palëve për të normalizuar marrëdhëniet”.

“Por, në rend të parë duhet de-eskalimi”, ka thënë ai.

Ditë më parë Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku këtij të fundit ia nxorri statistikat e frikshme të lëndimeve të pjesëtarëve të KFOR-it nga protestuesit e dhunshëm.

“Mirë të takohem me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar dhunën e kohëve të fundit në veri të Kosovës, që la 93 trupa të NATO-s të lënduar. NATO ka dërguar trupa shtesë dhe e zbaton mandatin e saj të OKB-së paanshëm. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë eskalimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Jens Stoltnberg.

Sekretari Gjerneral i NATO-s krejt theksin e tij e vendosi në dhunën barbare ndaj KFOR-it, ku madje hiç më larg se kohët e fundit, një ushtarit hungarez të KFOR-it, iu amputua edhe këmba nga plagët e rënda që kishte marrë në Zveçan.