Deputetët e Nismës shkojnë në Kuvend, me ta nuk është Haxhi Shala

Edhe Nisma Socialdemokrate tanimë ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Pas pak minutash aty pritet të nis seanca për votimin e qeverisë Hoti, shkruan lajmi.net.

Bashkë me kryetarin e partisë, Fatmir Limaj, është parë edhe e propozuara për zv/kryeministre, Albulena Balaj – Halimi.

Ndërkaq, bashkë me kolegët e tij të partisë nuk është parë Haxhi Shala, deputeti që ka shfaqur skepticizëm për votimin e qeverisë së re.