Me fotografinë pranë nënës, Haradinaj uron Festat e Nëntorit: Lavdi UÇK-së dhe Adem Jasharit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar festën e 28 Nëntorit, raporton Fokusi.info.

Këtë e ka bërë Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku edhe ka publikuar fotografi pranë nënës së tij dhe familjarëve të tjerë.

Postimi i plotë:

Të dashur shqiptarë, Urime Festat e Nëntorit ????????????????

Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Nderime sot, për ushtarët dhe oficerët që i shërbejnë Atdheut.