Deputetët mbajnë një minutë heshtje për veteranin Agron Haradinaj që vdiq sot

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur 1 minutë heshtje për veteranin Agron Haradinajn, i cili ka vdekur sot.

Kjo u bë me kërkesë së deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut.

“Në foltore kam dalë që të kërkoj nga ky Kuvend që të ngritet në këmbë dhe të mbajë 1 minutë heshtje për veteranin e UÇK’së, Agron Haradinajn, i cili sot ka ndërruar jetë. Në shenjë respekti respekti për veprën e Haradinajt, kërkoj një minutë heshtje”, tha Musliu.

Lajmin për vdekjen e Agron Haradinajt e ka bërë të ditur Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Sipas Klinakut, ai vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej jashtë vendit.