Edhe nga AKR kërkohet rinumërim total i votave: Ka deformim të vullnetit qytetar

Anëtari i AKR’së, Islam Pacolli, ka kërkuar rinumërim total të votave, pas rezultateteve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, tha se kërkon rinumërim total të votave pasi sipas tij kishte manipulime të theksuara, që dolë në dritë pas ankesave.

“Shpallja e rezultateve përfundimtare, respektivisht procesi i ankimimit nxorri në dritë manipulime të theksuara, kryesisht brenda llojit. Rinumri i vetëm disa pakove nga ankesat individuale të kandidatëve për deputetë nga QNR sipas vendimeve të PZAP vuri ne dritë se procesi zgjedhor megjithatë si tërësi është i përcjellur me probleme të theksuara’’, shkroi ai.

Ky është postimi i plotë:

”Shpallja e rezultateve përfundimtare, respektivisht procesi i ankimimit nxorri në dritë manipulime të theksuara, kryesisht brenda llojit. Rinumri i vetëm disa pakove nga ankesat individuale të kandidatëve për deputetë nga QNR sipas vendimeve të PZAP vuri ne dritë se procesi zgjedhor megjithatë si tërësi është i përcjellur me probleme të theksuara. Pra, qartësisht ka deformim të vullnetit qytetarë dhe jo të gjithë ata që në fakt janë në prag të certifikimit si deputet kanë legjitimitet popullorë të fituar. Deputetët kanë nevojë për legjitimitet qytetarë. Nuk mund të përfaqësohet qytetari nga deputeti manipulues e i pandershëm, përderisa kandidatët meritorë ngelin jashtë Kuvendit- si pasojë e manipulatorëve.

Procesi ka nevojë për legjitimitet. Vetëm rinumërimi i tërësishëm mund të garantojë pacenushmërinë e vullnetit qytetarë. Prandaj, KQZ duhet të lejojë rinumërimin. Kjo nuk ka alternativë.”