Deputetët nga Kosova e Maqedonia Veriore diskutojnë për të drejtat e njeriut

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka qenë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore.

Kryetarja e komisionit Duda Balje, tha se përveç për të drejtat e njeriut kanë biseduar edhe për temat e tjera.

“Ne kemi konstatuar se si Kosovë jemi lider në te drejtat e komuniteteve këtu në regjion. Përveç temës rreth të drejtave të njeriut ne kemi biseduar edhe për tema të tjera si për infrastrukturë, hapja e disa pikave kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

Delegacioni nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore, është kryesuar nga Fadil Zendeli, kryetari i Komisionit.Ai tha se ne kemi për detyrim të respektojmë të drejtat e njeriut duke pas parasysh vërejtjet të cilat i kanë marrë edhe nga institucionet ndërkombëtare, raporton EO.

“Ne këtë kontekst ti ndërrojmë mendimet, përvojat pozitive të cilat i kemi si dy komisione në luftë dhe në mbrojtje të drejtave të njeriut, barazive gjinore , bashkëpunimin ekonomik dhe bashkëpunimin në shëndetësi. Sikur Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojmë përafrimin me unionin e NATO-s”, tha Zeneli.