Deputetët votojnë pro pagesës së rrezikshmërisë për zjarrfikësit

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u votuan një nga një amendamentet për projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, u votua edhe amendamenti për pagesën prej 100 eurove për rrezikshmërinë e zjarrfikësve.

Deputetët kanë miratuar amendamentin e propozuar nga deputetët e VV-së për pagesën prej 100 eurove për rrezikshmërinë e zjarrfikësve.

Gjithashtu, është miratuar edhe një amendament për ndërtimin e disa shtëpive në veri.