Buzhala i përgjigjet Sveçlës: Hajn i SOS-it, nuk i kam mobilizuar unë veteranët, por Mimoza e Hekurani

Gazetari Berat Buzhala iu është përgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili nëpërmjet një postimi në Facebook sulmoi atë dhe gazetarin tjetër Vehbi Kajtazi se janë bërë pjesë e “luftës hibride të Serbisë”, duke e lidhur protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me këtë që ai e quan “luftë hibride”.

Buzhala në postimin e tij e ka quajtur “hajn i SOS-it” Sveçlën, teksa ka thënë se nuk e ka thirrur protestën e sotme, por e ka mbështetur si qytetar dhe se veteranët janë mobilizuar.

Ai ka thënë se veteranët po i mobilizon Hekuran Murati, teksa i referohet deklarimit të Muratit që pati thënë se më mirë do të ishte të luftohej me mercenarë.

Buzhala ka thënë se veteranët po i mobilizon edhe Mimoza Kusari – Lila.

“Hajni i SOS’it qe eshte edhe minister i Puneve te Brendshme:Ky manipulant po rren: Berat Buzhala nuk e ka thirre kete proteste. Une si qytetar e mbeshtes kete proteste, por as nuk e kam organizu, e as nuk i kam mobilizu veteranet. Veteranet po i mobilizon Hekuran Murati, kur thote qe me mire me pas luftu me mercenare, se me i pase veteranet neper kame me i pagu Veteranet po i mobilizon Mimoza, kur shkon e qahet para punetorit te Milan Radojciqit per veteranet. Gjuha e ministrit te Policise, si e tille ne kete status, eshte kercenuese dhe nxitese. Paramendojeni: Mimoza ka fole me Milanin, e ky i sulmon ata qe e kane publiku. Hup atje.”, ka shkruar Buzhala.