Deputetëve iu vjen një letër nga Telekomi në kohën kur po diskutohej për këtë ndërmarrje

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet debat për situatën e krijuar në Telekomin e Kosovës.

Vetëvendosje, si inicuese e këtij debati, ka propozuar edhe një rezolutë e cila do të votohet në fund të diskutimit, apo në ndonjë seancë tjetër.

E gjatë kohës që po mbahej debat në Kuvend, deputetëve të Kuvendit u ka shkuar një letër nga menaxhmenti i Telekomit.

Këtë e njoftoi edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ua bëri të ditur deputetëve letrën.

Ndërkohë nuk dihet se cila është përmbajtja e së njëjtës, pritet që në vazhdim të diskutimit përmbajtja e saj të zbardhet.