Kjo faqe iu tregon detajisht se kur mund të dilni

Vendimi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë u konsiderua mjaft problematik për t’u zbatuar, për shkak që udhëzimet mbanin shumë detaje.

Ndër ta ishte edhe orari përmes numrit të parafundit të letërnjoftimit, i cili u bë vështirë i lexueshëm kur u kuptua se ndryshon çdo tri ditë.

Mirëpo, dikush është kujtuar që ta bëjë më të lehtë këtë gjë. Duke klikuar faqen http://www.kurmedal.com, ju kuptoni saktësisht kohën për disa ditë me radhë duke dhënë vetëm numrin.

Kjo faqe është shpërndarë nga shumë persona në rrjete sociale, dhe po konsiderohet si gjetje e mirë për të ndihmuar në qartësimin e detajeve për lëvizje.

Ndryshe, Qeveria mori vendim që nga sot masat e izolimit të jenë në 24 orë, me përjashtim të 90 minutave për të kryer nevojat e domosdoshme.