Deputetëve të kësaj partie nuk po ju pritet: Hyjnë në sallë para kohe

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku pritet që për pak të nisë seanca konstituive.

Kujtojmë që pak më parë nga LDK-ja kanë dalë me qëndrim që të votojnë propozimet e LVV-së, ani pse dy partitë nuk kanë arritur ende marrëveshje për koalicion.

Në kuvend është parë duke hyrë edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.