Deputeti gjerman ironizon me LDK-në dhe VV-në: S’keni nevojë të martoheni, por të ketë besim

Dy deputetët gjerman të CDU-së, Peter Beyer dhe Christian Schmidt kanë vizituar sot Kosovën, ku janë takuar me liderin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafën dhe atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Gjatë këtyre, takimeve deputetët kanë porositur palët që të merren vesh sa më shpejt për të krijuar qeverinë e re.

Duke ironizuar me LDK-në dhe VV-në, Schmidt ka deklaruar se palët nuk kanë nevojë të krijojnë një martesë dashurie.

“Në këtë rast nuk është e thënë të krijjohet një martesë dashurie.Sa për ta ilustruar këtë që e thash një nga presidentët federal të Gjermanisë e kanë pyetur nëse e don vendin e tij, ai ka thënë se e don gruan e vet. Ajo që dua të them është se nuk duhet krijuar lidhje dashurie, ka rëndësi të ketë besim në mes të palëve dhe kjo është serioze”, ka deklaruar deputeti gjerman.

Tutje, ai ka thënë se i mbështesin bisedimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë për anëtarësim në BE, por Shqipëria dhe Kosova sa i përket bisedimeve janë çështje të ndara.