Deputeti Humolli lavdëron Bedri Hamzën: Është i nivelit të lartë

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.

Humolli ka thënë se gara zgjedhore duhet të bëhet për ekonomi dhe politikë.

“Për mendimin tim, duhet në rend të parë të bëjnë garë për zhvillim ekonomik e politikë”, ka thënë Humolli për “Blic”.

Për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Humolli ka thënë se “është profesionalisht i nivelit të lartë në Kosovë”.