Infektohet me Covid-19 një grua shtatzënë, police nga Peja

26 raste të infektimit me covid-19 janë paraqitur dje në komunën e Pejës. Në mesin e tyre është edhe një zyrtare policore.

Indeksonline mëson se e prekura është një police e cila është shtatzëne.

Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se vetëm dje janë shëruar 21 persona, mirëpo janë prekur 39.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë”, thuhet në njoftim.