Deputeti Humolli: VV-ja e ka gabim, askush s’ka të drejtë të luajë me veteranët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili doli kundër qëndrimit të partisë në pushtet që deshi ta miratonte projektligjin për pagën minimale pa i futur në të veteranët e UÇK-së, tha se nuk do të ishte kundërproduktiv një debat ndërpartiak për këtë çështje.

Humolli tha se beson se “shumica e deputetëve të Vetëvendosjes janë me qëndrimin tim” dhe se askush s’ka të drejtë të luajë me veteranët.

“Unë e kam pak më të lehtë sepse unë në kuadër të listës së Vetëvendosjes jam i pavarur. Nuk jam anëtar edhe e kam më lehtë me e shprehë mendimin tim. Edhe pse jam deputet në Grupin e Vetëvendosjes, e ka gabim Vetëvendosja dhe Ministri në këtë qasje“.

“Shumë lehtë po diskutohet me Serbinë e me faktorët ndërkombëtarë, kurse mes vete e kanë njëfarë trimnie të përçudt”, tha Humolli.

Ai tha se pagesa prej 170 eurosh “është ofenduese për veteranët e luftës”.

“Është e pamundshme që një veteran me 170 euro të jetojnë në kushte normale”, tha Humolli në Frontal të T7.