Meliza Haradinajt i hakohet Facebook-u, Policia angazhon në hetim Njësinë e Krimeve Kibernetike

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka qenë dje cak i një sulmi kibernetik.

Kryediplomates kosovare gjatë pasdites së djeshme i është hakuar llogaria e saj në Facebook.

Si rrjedhojë, ajo nuk ka pasur qasje në Facebook.

E në lidhje me këtë, policia ka njoftuar se është aktivizuar edhe Njësia e Krimeve Kibernetike si dhe prokurori i Shtetit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se nuk ka qasje në llogarinë e Facebookut, llogaria është hakuar. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.