Deputeti i AAK-së pyet Kurtin: A duhet Njësia Speciale të marrë leje nga KFOR-i për të shkuar në veri?

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e Kuvendit e pyetur kryeministrin Albin Kurti, nëse duhet që Njësia Speciale të marrë leje nga KFOR-i për të shkuar në veri.

Sipas tij, Kosova mund ta konsideroj fitore arritjen e marrëveshjes, por Njësia Speciale është humbëse në këtë rast.

“Kosova mund ta konsideroj fitore marrëveshjen e vitit 2015, por është e paqartë çka ka ndodh me targat ilegale, e megjithatë Njësia Speciale është humbëse në këtë rast”.

“Fillimisht janë ekspozuar, e më pastaj kanë duruar sharjet e fyerjet e serbëve. A ka nevojë Njësia Speciale të marrë leje nga KFOR-i për të shkuar në veri apo jo”, ka thënë Berisha.