Deputeti i Kuvendit pas ngjarjeve tragjike në kafiteri: Orë policore

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha ka propozuar që pas ngjarjeve që ndodhën javën e kaluar dhe këtë javë ku mbeten tre persona të vrarë në disa kafiteri, ka thënë se duhet të vendoset ora policore, raporton Fokusi.info.

Sipas tij ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit ka shqetësuart ë gjithë tej mase.

“I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndërmarre veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet. Orë policore”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit na ka shqetësuar të gjithëve tej mase.
Para se të gjejmë fajtorin dhe të flasim për fenomenin apo për defektet të mos efikasitetit të sistemit të sigurisë, rendit dhe drejtësisë në vendin tonë.
I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet.
Orë policore