BE-ja do të aplikojë metodologji të re për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka njoftuar se Këshilli Evropian sot është pajtuar që të ketë metodologji të re anëtarësimi për Serbinë dhe Malin e Zi, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se pa institucione bazike dhe rend e ligj nuk mund të ketë perspektivë kredibile për anëtarësim.

“Metodologji e re e zgjerimit do të aplikohet për Serbinë dhe Malin e Zi, siç është pajtuar Këshilli i BE-së tani. Kjo me të vërtetë mund t’i vë në fokus fondamentet e negociatave. Pa institucione demokratike bazike dhe rend e ligj nuk do të ketë perspektivë kredibile për anëtarësim”, ka shkruar ajo në Twitter.