Deputeti i LDK-së shpalos edhe një ide tjetër për çështjen e presidentit

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në Facebook ofertën më të re, që koi parti i ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi, marrëveshja është ngrirë te çështje e presidentit, Abdixhiku thotë se ‘ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit’.

Në të kundërtën, “LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë”, shprehet Abdixhiku, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë i tij në Favebook:

Ftesë 5 pikëshe për LVV-në:

1. Siç është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.

2. Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.

3. Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues.

4. Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.

5. Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë. /Gazeta Sinjali/