Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje del pozitiv me Covid me komplet familjen

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Driton Hyseni, ka njoftuar se ka dal pozitiv me Covid bashkë me familjen, transmeton Fokusi.info.

Njoftimin e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Prap Covid pozitiv, kësaj radhe komplet me familje!

Më vjen shumë keq për mungesën në angazhimet e planifikuara të kësaj jave!
Kujtojmë se ditëve të fundit shifrat me Covid janë rritur, kështu duke bërë që vendi të hyjë në një vale të re të koronavirusit.