Deputeti i PDK’së Elmi Reçica, rezulton pozitiv me koronavirus

Deputeti i PDK’së Elmi Reçica ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Reçica ka njoftuar është vetëizoluar dhe po ndjehet mirë për momentin.

“Pas disa simptomave të lehta dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, rezultova të jem pozitiv. Sapo mora rezultatet, jam vetëizoluar dhe do të qëndrojë i mbyllur përderisa ta kalojë plotësisht përballjen me virusin”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Të nderuar miq,

Pas disa simptomave të lehta dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, rezultova të jem pozitiv.

Sapo mora rezultatet, jam vetëizoluar dhe do të qëndrojë i mbyllur përderisa ta kalojë plotësisht përballjen me virusin.

Pandemia edhe më tej është e pranishme kudo në mesin tonë, prandaj, Ju lutem, mbani maskat mbrojtëse dhe ruajeni distancën sociale, kujdesuni për veten, familjet tuaja dhe të tjerët!/Fokusi.info/