Reagon Oda e Mjekëve të Kosovës për hyrjen e mjekëve serbë: Jemi ne të padijshëm?

Oda e Mjekëve të Kosovës e ka konsideruar lejimin e hyrjes së mjekëve e infermierëve serbë, si mosbesim ndaj mjekëve në Kosovë, se mund të jenë të padijshëm.

“Konsiderojmë se qasja e tillë është e papranueshme, marr për bazë se veprime të tilla janë duke shfaqur mosbesimin e hapur etnik dhe se shteti serb me veprime të tilla po tenton të paqes shtetin, institucionet dhe profesionistët tonë si të pabesueshëm, papranueshëm apo në rastin më “humanitar” të pamjaftueshëm për t’u përkujdesur dhe menaxhur qytetarët e vet joshqiptarë.

Kështu janë duke u krijuar segregacione institucionale të serbëve të Kosovës dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës, me bekimin tonë” thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj ode.

Reagimi i tyre vjen pas hyrjes së sërishme të mjekëve serbë në territorin e Kosovës, me qëllim siç thuhet, të monitorimit të gjendjes në komunat e banuara me shumicë serbe.