Deputeti i Vetëvendosjes paralajmëron ndarjen e LDK-së në dysh

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Haki Abazi, ka paralajmëruar ndarjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në një debat në TV Dukagjin, Abazi ka thënë se nëse LDK-ja e djeg mandatarin për kryeministër, Albin Kurtin, atëherë LDK-ja do të ndahet.

Ai nuk ka saktësuar se për çfarë ndarje bëhet fjalë. Sot gjatë ditës, njëri nga vëllezërit Geci ka akuzuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa si spiun të Serbisë.

Kujtojmë se Haki Abazi është nominuar nga Kurti që të jetë zëvendëskryeministër i ri i Kosovës.