Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Policia njofton se dje është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë (10) gëzhoja të pistoletës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.