Deputeti i VV-së Fatmir Humolli demanton këshilltarin e Kurtit: Vetëm në maj 1998 kishte 240 armë

Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së, ka thënë se si komandant i ka pasur 250 ushtarë në menaxhim.

“Në batalionin ku kam qenë unë komandant, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin tim. Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”, ka thënë Bici në KTV.

Lidhur me këtë deklaratë ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku i ka reaguar këshilltari të Kurtit, Aziz Bicit për deklaratat e tij të fundit, raporton Fokusi.info.

“Sa i përket asaj që ka deklaruar Aziz Bici se në batalionin e tij ishin 250 ushtarë (e që në atë batalion isha edhe unë) e sipas tij ia paska bërë komisioni numrin 600 e vet ishte komision për vlerësim e verifikim e unë nuk kam qenë, nuk dua të merrem unë tash në publik, sepse për këtë pasaktësi të madhe i reagova edhe në takim që kishim me kryeministrin Kurti, por me këtë do të duhej që të merreshin të tjerët(komandantë e ushtarë të batalionit)”, shkruan Klinaku.

Klinaku shkruan se kanë kërkuar hetim nga prokuroria, teksa kërkon që të publikohet lista prej 250 veteranëve, në mënyrë që të shihet se cilët do të mbesin jashtë saj.

“Nga pozita që e kam unë, dhe duke pasur parasysh që si OVL UÇK kemi kërkuar hetim nga prokuroria dhe prandaj ka proces gjyqësor që duhet të përfundojë, nuk dua të merrem por do të ishte mirë të publikohet ajo listë prej atyre 250 vetave, e të shihen se cilët nga ata qindra ushtarët do të mbeten jashtë saj, por edhe për këtë mendoj se duhet të merret prokuroria”, shkruan Klinaku.

Por, deputeti i LVV-së Fatmir Humolli, ish epror i UÇK-së dhe njëri ndër themeluesit e UÇK së punoi në në rajonin e Qyqavicës, ku ka vepruar Batalioni i Parë i Brigadës 142 i Zonës Operative të Shalës (ZOSH) e demanton Aziz Bicin, këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së.

Humolli ka komentuar në statusin e Klinakut në FB, ku ka shkruar se: “Faton veten ne maj 1998 nji kontigjent i armeve kan ardh ne Strofc 240 arme pa llogarit se sa arm kan qen te popullit te ortakollit Ju e dini dhe sa grupe ma vone kan shkue per furnizim”./Fokusi.info/