VV: Nuk ka ndonjë pengesë që Albin Kurti të jetë kandidat për deputet apo kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media ka thënë se Albin Kurtit nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër.

Në njoftimin e VV-së, thuhet se shumë shpejtë, Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet dhe do ta shpall kandidaturën e Kurtit për kryeministër.

“Gjykatës iu jemi drejtuar për paligjshmërinë e Qeverisë dhe mandatin e Etem Arifit si i dënuar me burgim. Gjykata i konfirmoi në plotni pretendimet tona. Qeveria Hoti ishte e paligjshme. Mandati i të dënuarit me burgim ishte i paligjshëm. Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër. Shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet e kandidatura do të shpallet. 14 shkurti do të jetë ditë kremte sepse atë ditë përfundon politika e vjetër dhe qeverisja e keqe, e fillon ajo për të cilën qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen, dhe atë me referendum popullor”, thuhet në reagimin e VV-së.