Deputeti i VV-së: SHBA ka pasur embargo për UÇK-në, s’na kanë furnizu me armë

Deputeti i VV-së, Fatmir Humolli i ka hyrë thellë sot në Kuvend temës së raportit të Kosovës me Amerikën.

Humolli i është drejtuar Haradinajt duke i thënë se amerikanët atij i kanë thënë se ai është terrorist, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, SHBA ka pasur embargo për UÇK-në, dhe sikurse të mos ishte ajo, do të kishte pasur më pak viktima nga lufta.

“Amerika t’ka thanë ty je terrorist e ti s’e ke ngu. Amerikanët janë popull i madh edhe kanë interesa të ndryshme dhe individë që dojnë me shfrytëzu këtu. Kena pas embargo për UÇK-në nga SHBA, s’na kanë furnizu me armë. Sikurse me na pas furnizu me armë, këto viktima nuk ishin kanë, kish pas ma pak”, tha ai.

Madje ai tha se miqësia me SHBA-të nuk ruhet duke shkelur interesat e Kosovës.

“Nuk ka mundësi me u rujt miqësia me amerikënët duke i shkelur interesat tona”, tha ai.