Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mesnatën e së shtunës në Vragoli, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku një person derisa ishte në vendin e tij të punës ka bërë të ditur se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 400 euro para të gatshme.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.