Deputeti i VV-së thumbon Abdixhikun: Kërkon 10 ditë fushatë, por ka nis fushatën që dy muaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka ironizuar me kërkesën e Lumir Abdixhikut që të ketë vetëm 10 ditë fushatë në zgjedhjet lokale.

Sipas Rrahmanit, Lumiri e ka nisur që 2 muaj fushatën, ditën e natën.

“Tha: dhjetë ditë fushatë! Fushatën e ka fillu qe dy muaj pa ndalë, natën e ditën”, është shprehur Rrahmani, transmeton Klankosova.tv.

“Për këta është e rëndësishme të thuhet e kurr mos të bëhet…Kështu i kanë të gjitha premtimet” shkruan Rrahmani në reagim.