Deputeti shqiptar me Covid në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti shqiptar Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Burime për “Shqiptarja.com” bëjnë me dije se ai ka probleme me mushkëritë dhe për këtë arsye është nisur në Turqi.

Tulant Balla bëri me dije dje se deputeti Enver Roshi po kalon një gjendje të vështirë nga koronavirusi. “Enver Roshi është edhe kryetar i komisionit të Shëndetësisë, që është në një gjendje të vështirë në përballjen me sëmundjen, i uroj shërim të shpejtë”, tha Balla