Deputetja e AAK: Nagavcin moti është dashtë me çu në shtëpi, ia kam kërkuar disa herë dorëheqjen

Deputetja e AAK: Nagavcin moti është dashtë me çu në shtëpi, ia kam kërkuar disa herë dorëheqjen

Deputetja e AAK’së, Albana Bytyqi thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është dashtë të japë dorëheqje kohë më parë, për shkak të shkeljes së Kushtetutës.

Bytyqi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se krejt në këtë, faj ka edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nuk e ka shkarkuar.

“Këtë ministre moti është dashur me cu në shtëpi. Faj ka kryeministri i Kosovës që nuk e ka cu në shtëpi. Në momentin që e ka shkelur Kushtetutën, kjo është dashur të shkojë në shtëpi. Disa herë kam kërkuar në komisione që ajo të shkojë në shtëpi. Është dashur të jap që moti dorëheqje morale”.

Kujtojmë se në prill të këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka gjetur Nagavci se ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hudhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qendron Kastrati.