Hologrami me luan, inaugurimi i stadiumit të Estudiantes bën bujë në internet (video)

Një inaugurim spektakolar i ka bërë stadiumit skuadra e Estudiantesit në Argjentinë. Për arsye sigurie kjo skuadër nuk luante prej vitit 2005 në këtë stadium, por rikthimi në shtëpi ka rezultuar më tepër se mbresëlënës.

Ajo që i befasoi të gjithë është një shfaqje e realizuar me hologram të një luani, i cili është edhe simbol i ekipit. Për disa sekonda, ky ilustrim rrëmbeu të gjithë vëmendjen ndërsa është bërë mjaft i famshëm në rrjetet sociale duke u shpërndarë kudo.

Shqiptarja.com