Deputetja e AAK’së uron që qeveria Kurti të mos kthehet më kurrë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti për menaxhimin e pandemisë Covid 19. Në seancën e sotme plenare, ku po raporton kryeministri Hoti, deputetja ka uruan që kjo qeveri të mos kthehet kurrë.

Sipas saj, ish kryeministri Kurti ka dështuar në lirimin e menjëhershme të masave restriktive në parandalim të përhapjes së Covid 19.

“Mua po më vjen keq prej disa deputetëve që gjithmonë gjatë debateve po thojnë qeveria, qeveria në pandemi. Po shyqyr që është shku bre, shkoftë edhe mos u ktheftë kurrë”, tha ajo.

Krahas kësaj, Kadrijaj ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që të licencohen laboratorët private për testime të Covid 19.

“Është mirë që të licencohen laboratorët private në mënyrë që të bëhen testet dhe të heqet ngarkesa nga IKSHPK-ja pasi kërkesat janë të larta. Kërkoj të menaxhohen mirë, të licencohen dhe të mbikëqyren rreptë. E po ashtu të caktohet një çmim në mënyrë të mos ketë manipulime”, tha ajo.