Deputetja e LDK-së del negative në COVID-19 edhe pse djali i saj doli pozitiv

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi, është testuar për COVID-19, pasi djali i saj kishte dalë pozitiv para disa dite.

Bunjaku – Rexhepi, ka treguar se pas testimit ka dal negative, pavarësisht se jeton me djalin e saj i cili para 7 ditësh ishte konfirmuar me COVID-19, transmeton Zeri.info.

“Para 7 ditësh djali im Leoni u konfirmua fatkeqësisht me Covid-19 dhe po e kalon shumë mirë fatmiresisht, e domosdoshmërisht testin e bëra edhe unë e tani mora konfirmimin se jam NEGATIV”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Ajo ka lutur qytetarët që të kenë kujdes, ndërsa ka përgëzuar mjekët dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për siç ka thënë punën e palodhshme që po e bëjnë.

“Por ju lutem, keni kujdes dhe mos e injoroni në asnjë çast sepse ai sulmon ngado e ne punëtorëve shëndetësorë u ndihmojmë më së shumti nëse bëjmë kujdes. Përgëzoj mantelbardhët dhe ministrin Zemaj për punën e palodhshme në shërbimin tonë, ngushëlloj ata që humbën jetën me këtë betejë dhe uroj gjithë te prekurit ta kalojnë sa më lehtë”, shkruan Bunjaku – Rexhepi.