Përpjekje të reja për ta lëvizur anijen e bllokuar në Kanalin e Suezit

Një përpjekje e re është duke u përdorur për ta zhvendosur anijen gjigante që ka bllokuar Kanalin e Suezit në Egjipt.

Autoritetet e kanalit kanë deklaruar se 14 rimorkiatorë do të angazhohen për të larguar 18.300 kontejnerë me mallra nga anija, kjo mendohet të fillojë së realizuari, të dielën.

Menaxheri i kanalit, Osama Rabi, ka deklaruar se të premten kishin larguar rreth 20 mijë tonë rërë rreth harkut ku anija “Ever Given” është prekur me bregun e kanalit.