Deputetja e LDK-së e godet qeverinë Kurti: Qytetarët i sheh si vota asgjë më shumë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti i sheh qytetarët si vota dhe asgjë më shumë, transmeton “Indeksonline”.

Sipas saj, në kohën kur janë rritur raste, VV-ja lëshon informata se ka vendos që në Prishtinë të kandidojë Arben Vitinë, ministrinë e Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

E thanë që e menaxhuan pandeminë kur numrat ranë e virusi shpërdahej më pak. Dje 562 raste të reja, sot 888 dhe si për ironi VV-ja lëshon informata se ka vendosë që në Prishtinë ta kandidojë Arben Vitinë, po pra Ministrin e Shendetësisë.

Kaq brengoset kjo qeveri për qytetarët, i sheh si vota dhe asgjë më shumë.