Deputetja e VV-së: Paratë e Pakos Emergjente ka rrezik që të shkojnë tek oligarkët e jo aty ku ka nevojë

Deputetja e VV-së Fjolla Ujkani,ka thënë se qeveria aktuale nuk ka qartësuar se kush do të përfitojë nga Pakoja Emergjente.

“Pakoja emergjente ekonomike nuk ka qartësi si do te shpenzohet, as si do te menaxhohet. Nuk dihet se kush do të përfitojë nga kjo pako. Ka rrezik se taksat e qytetarëve të keqpërdoren dhe të mos shkojnë në vendin e duhur. Ka rrezik që të shkojnë tek oligarkët dhe të mos shkojnë atje ku ka nevojë. Pakoja Emergjente do të duhej të kalonte përmes pushtetit lokal sepse komunat e dinë me saktësi se ku ka nevojë për mbështetje”, tha ajo.