Krasniqi: Kurti refuzon të takohet me Ramën – s’ka mbetur tjetër vetëm t’i shpallet luftë Shqipërisë

Profesori Milazim Krasniqi, ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit Kurti për ta takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti e pati kuptuar se bashkimin kombëtar nuk e lejon Kushtetuta dhe tani s’po do as bashkëpunim.

Krasniqi ka thënë se s’ka mbetur tjetër pos t’i shpallet luftë Shqipërisë.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë. Pra do kohësh e pati kuptuar se bashkimin kombëtar nuk po e lejonte Kushtetuta jonë. Bashkim jo, bashkëpunim jo. Nuk ka mbetur tjetër vetëm edhe t’i shpallet luftë Shqipërisë.