Dera që s’e theu këmba e serbit ’99’ën, qëndron akoma në Reçak si sombol i rezistencës

Sot 21 vjet, Masakra e e Reçakut, zgjoi ndërgjegjën e botës, duke i thënë ndal shtetit serb, i cili pamëshirshëm nuk kurseu as gra e fëmijë.

Pamjet e kësaj masakre, u shpërndanë gjithandej, pushtuan mediat botërore dhe i dhanë vulë ndërhyrjes së NATO’s.

Gjesa, sot kur dhimbja e lotët për familjarët nuk kanë shteruar, kur memoriali i 45 viktimave, u nderua nga qindra qytaterë e politikanë, kthehmi pas në kohë.

Një nga fotografitë që bëri jehonë të madhe, ishte edhe ajo e një çetniku serb, i cili me këmbë tenton ta thyente derën e një shtëpie në Reçak, për të vrarë e masakruar.

Ndërsa, në të njëjtin vend, pikërisht më 15 janar, por në vitin 2017, është fotografuar e njëjta derë, e cila nuk ka ndryshuar, madje ka qëndruar e pathyeshme thuajse për dy dekada.