Dërguti: A ka mundësi që të mos flasin për UÇK-në ata që nuk ishin në luftë?

Ish-deputetja Aida Dërguti ka kërkuar që ata që nuk ishin në luftë të mos flasin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Dërguti ka thënë se pavarësisht qëllimit të tyre, ata bëjnë vetëm dëm.

Tutje ajo ka thënë se ata që luftuan, do ta mbrojnë dhe arsyetojnë luftën e tyre të drejtë e çlirimtare.

“A ka mundësi që të mos flasin për UÇK-në ata që nuk ishin në luftë? Pavarësisht prej qëllimit që kanë, vetëm bëjnë dëm. Ata që e mbrojtën vendin me armë, do ta mbrojnë dhe arsyetojnë luftën e tyre të drejtë e çlirimtare.” – ka shkruar Dërguti.