Dërguti i reagon analistit Gashi: Historia flet për emra të përveçëm

Opinionistja Aida Derguti i është kundërpërgjigjur deklaratave të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit.

Dërguti me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar deklaratën servilosese të ish-këshilltarit të Kurtit, i cili i quajti ish-krerët e UÇK-së në Hagë “pula” dhe “zogj”, shkruan Demokracia.com.

“Poshtërsia brina s’ka. Ky dhe bashkëmendimtarët e tij provokojnë me qëllim që dikush me ju ra shpullë e këta me u viktimizu. Prandaj leni le të flasin, le të shfryhen duke sha e ne mundemi me i kqyrë seri se ua dimë dhimtën”, ka shkruar Dërguti.

“A e dini ku e kanë inatin? Ju vjen inati pse historia flet për heronjtë në emra të përveçëm, fatkeqësisht viktimat janë veç statistika. Shansi i herozmit ju ka ikë, na nuk ju kemi faj”, shton Dërguti.