Murati: Kosova e ka marrë një obligim për Asosacionin, korrigjimi i kufirit opsioni më i mirë

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, tha se Serbia do vazhdojë ta pengojë Kosovën në të gjitha fushat.

Ai tha se Kosova e ka marrë një obligim për Asosacionin.

“Çfarëdo që të jetë Asosacioni e dëmtoi Kosovën”, tha ai sot në emisionin Imazh në RTK.

Murati, vlerësoi se më e mirë do të ishte që Kosova e Serbia të përcaktojnë kufirin. “Ne si Lëvizje e mbështesim këtë opsion”, tha ai.

Sipas tij nga Uashingtoni Kosova ka dalë fituese në njohjen që ka marrë nga Izraeli dhe kjo është shumë me rëndësi për Kosovën.