Dërguti-Kurtit: Për t’u bërë kryeprokuror duhet goxha shkollim, për kryeministër vetëm vota

Ish-partiakja e Kurtit, Aida Dërguti, i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili tha se do të ishte më e rëndësishme nëse ai do të bëhej kryeprokuror.

Dërguti tha se për t’u bërë kryeprokuror duhet goxha shkollim, ndërsa për t’u bërë kryeministër duhen vetëm vota.

Deklarata e plotë e Kurtit:

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nal s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jam optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka deklaruar Kurti.