Dërguti me fjalë të mëdha për Jakup Krasniqin: Dalsh faqebardhë sa më shpejt

Ish-eprorja e UÇK-së, Aida Dërguti, ka komentuar paraqitjen e Jakup Krasniqit para trupit gjykues në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se Krasniqi angazhimin politik e ka paguar si i ri me burgjet e ish Jugosllavi dhe tani karrierën po e përmbyll në një proces tjetër politik në Hagë.

“Baci Jakup, njeriu i urtë e idealist, i cili angazhimin politik e paguajti si i ri me burgje në ish Jugosllavi, pas gjithë atij kontributi të jashtëzakonshëm me dekada, karrierën po e përmbyll në një proces tjetër politik, sërish duke qëndruar i burgosur në Hagë. Poshtëruese dhe e dhimbshme! Dalsh faqebardhë sa më shpejt! #LiriaKaEmërUÇK❤️”, ka shkruar Dërguti.