Dërguti: Skandali i përgjimeve u mundua të mbulohet me një superskandal tjetër, siç është mbyllja e Klan Kosova

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti ka reaguar pas vendimit të pushtetit për mbylljen e mediumit Klan Kosova.

Dërguti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se skandali i përgjimeve u mundua të mbulohet me një superskandal tjetër, siç është mbyllja e Klan Kosova.

Ajo tutje ka thënë se siç provokuan në Kuvend me rrahje, duke lënë nën hije përgjimet e koordinimet e pushtetit me Radojçiqin, njëjtë po veprojnë tani me skandalin e vajit të ministres Hajdari.

“Si mbulohet skandali i përgjimeve? Me një superskandal tjetër, siç është mbyllja e Klan Kosova. Ashtu siç e provokuan rrahjen në Kuvend, e cila e la në hije e harresë përgjimin e koordinimit të pushtetit me Radojqiqin, njëjtë po veprojnë tani me skandalin e vajit të ministres Hajdari. Vetëm skandali i ri e zhvendos vëmendjen nga ai i vjetri. Spin doktorët e pushtetit luajnë me opinionin si macja me miun.” – ka shkruar ajo.