Deri më këtë datë do të jenë në fuqi masat e reja kundër Covid 19

Ministri në detyrë Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media sonte shpalosi masat e reja për parandalimin e koronavirusit në Kosovë.

Ministri Vitia, ka treguar se këto masat do të mbesin në fuqi deri më 4 maj.

“Masat do të jenë në fuqi deri më 4 maj”, ka thënë Vitia.

Ai po ashtu ka treguar se do të ketë gjoba për ata që nuk i respektojnë këto masa ndërsa ka treguar se çdo ditë qytetarët do t’i kenë në dispozicion vetëm 1 orë e gjysmë për t’i kryer blerjet, pagesat dhe gjërat e tjera.

“Nga nesër data 15 prill me fillim nga ora 06:00,ndalohet qarkullimi i personave fizik, jashtë shtëpive, banesave të tyre nëpër komuna përveç rasteve emergjente. Vetëm 1 orë e gjysmë në ditë për kryerjen e pagesave dhe blerjen e gjërave. Nuk lejohet shoqërim i blerjes përveç në dy rasteve, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre nën 16 vjeç. Ndaj personave në moshë rekomandohet dhe ju lutemi që personat mbi 60 vjeçare mos të dalin nga banesat dhe shtëpia. Vetëm 1 herë në ditë 1 orë e 30 min”, ka thënë Vitia.

Ai ka kërkuar që këto masa të zbatohen deri në pikën e fundit. Po ashtu, ministri Vitia ka bërë me dije se këto javë do të jenë kritike dhe ka thënë që presin rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.