“Dëshmitarë kundër Thaçit, likuidim i njerëzve” – Gjinaj me pretendime të rënda për njeriun e Kurtit

Është publikuar një intervistë e gazetarit Berat Buzhala me Ndue Gjinaj, i cili flet për kërkesat që në një kohë ia kishte bërë Ridvan Muharremi, biznesmeni i afërt me kryeministrin Kurti, i përmendur edhe në skandalin e vajit.

Gjini, që jeton në Gjermani, ka rrëfyer për kohnë kur ishte i afërt me Ridvan Muharremin, kërkesat që ia kishte bërë ky nga më ekstremet dhe skandalozet, shkruan lajmi.net.

Ndue jeton në Gjermani dhe merret me biznes.

Në fillim, Gjini thotë se Bajraktari i kishte thënë se Kurti ia kishte dhënë 300 mijë euro për të blerë vaj, i cili s’kishte ardhur kurrë në Kosovë. Madje, Bajraktari i kishte thënë Gjinit që të shkojë tek kontraktuesi polak, që ta kërcënojë.

Tutje, Gjini thotë se Bajraktari i kishte kërkuar që të gjendej një person për ta likuiduar një tjetër. Sipas Bajraktarit, kjo ishte dëshirë e kryeministrit Kurti.

Më tutje, ai pretendon se Bajraktari i kishte kërkuar që t’i gjente dëshmitarë katolikë kundër ish-presidentit Thaçi.

Tema armësh e çka tjetër. Pronari i “Bukë e Zemër”, dost me Kurtin, sipas Gjinit, kishte thënë se Kurti do të marrë një përqindje në biznesin e armëve që do të vinin nga Turqia.