Dëshmitari 8 tregon për qendrën e ndalimit në Bajgorë: Ishte vend për kolaboracionistët

Dëshmitari 8 po e vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Pasi tregoi për një stërvitje të UÇK-së në Bajgorë, ai u pyet për një qendër të ndalimit pikërisht në zonën e njëjtë.

Dëshmitari ka treguar se për ekzistencën e kësja qendre e dinte i gjithë qyteti. Sipas tij, ajo shfrytëzohej për personat që bashkëpunonin me regjimin.

Nacionale sjell përgjigjet e plota të dëshmitarit 8:

Prokurorja: Po flsinim për një qendër ndalimi në Bajgorë. A kishit dijeni për ekzistencën e atij burgu që para se të merrnit pjesë në stërvitje?

Dëshmitari: Nuk dëgjohet.

Prokurorja: Çfarë dinit për atë?

Dëshmitari: Jo diçka specifike, vetëm e kemi ditur që ekziston një qendër ndalimi dhe kjo kanë qenë e njohur për gjithë qytetin.

Prokurorja: A iu kujtohet afërsisht se kur morët vesh për ekzistencën e qendrës së ndalimit në Bajgorë?

Dëshmitari: Duhet me qenë vera e vitit 1998.

Prokurorja: A ju kujtohet si e morët vesh?

Dëshmitari: Kryesisht në bazë të gojdhënëave.

Prokurorja: A iu kujtohet se prej kujt e keni marrë vesh?

Dëshmitari: Temat të cilat neve na kane preokupu në vitin 1998, një prej temave që është bërë diskutimi më i madh i asaj kohe ka qenë si të sigurojmë ushqim apo si të gjendemi në rrethana të ndryshme të situatës. Njëra prej temave ka qenë edhe kjo se ekziston një qendër e ndalimit në Bajgorë.

Prokurorja: Në njërën prej përgjigjeve ju thatë se këtë e dinin të gjithë civilët e asaj zone. Si e morët vesh që edhe civilët e dinin?

Dëshmitari: Nuk ka qenë një objekt i fshehur për publikun.

Prokurorja: A e dinit për çka ishte ky burg apo qendër ndalimi?

Dëshmitari: Për neve si qytetarë ka qenë e njohur se ka qenë për njerëz që e kanë shfrytëzuar momentin për plaqkitje apo vjedhje të ndryshme.

Prokurorja: A mund të sqaroni se çfarë deshët të thonit njihej si vend për kundërshtarë?

Dëshmitari: Ka qenë kryesisht e njohur për njerëzit që kanë bashkëpunuar me armikun të njohur si tradhëtarë.

Prokurorja: A mund të sqaroni se çka dinit ju për personat që bashkëpunonin me armikun?

Dëshmitari: Vetëm si informacion në mënyrë të përgjithshme. Ka qenë në dijeni për të gjithë qytetarët.

Prokurorja: Çka dinit ju për këtë temën e kolaboracionistëve?

Dëshmitari: Nuk kam qenë i vetëdijshëm që me kuptu komplet metodologjinë e një kolaboriacionisti. Vetëm e dijmë që jemi rritur qysh hapat e parë me ideologjinë që në asnjë rrethanë nuk duhet bashkëpunu me armikun.

Prokurorja: Kush konsiderohej si tradhëtar?

Dëshmitari: Njerëzit që kanë punuar për Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Për këta jemi kanë në dijeni bazuar në gojëdhënat që kanë qarkullu në atë kohë.

Prokurorja: Ku mbështetshit në përgjigjen tuaj, si mund ta thoni këtë?

Prokurorja: Gjatë trajnimit a u bisedua për këtë problemin e kolaborcionistëve?

Dëshmitari: Si temë nuk kemi mujt t’i ikim, sepse të gjithë atje ka qenë zonë e vogël. Jo në mënyrë specifike nuk më kujtohet, vetëm si temë është diskutuar.

Prokurorja: A ju kujtohet me çfarë fjalë?

Dëshmitari: Secili individ duhet të ketë kujdes që në asnjë rrethanë nuk duhet me bashkëpunu me armikun.

Prokurorja: A iu kanë dhënë ndonjë udhëzim gjatë stërvitjes, se çka duhet të bëni nëse zbuloni ndonjë tradhëtar?

Dëshmitari: Jo, nuk kemi pas në mënyrë specifike. Si ushtar detyra jonë ka qenë mbrojtja e vijës.

Prokurorja: Çfarë duhet të bënit ju nëse dyshonit se persona të caktuar po bashkëpunonin?

Dëshmitari: Nuk kemi pas ndonjë detyrë për këtë.

Prokurorja: Në praktikë, çka bënit nëse e kuptonit se dikush po kryen aktivitete të tilla?

Dëshmitari: Pa dyshim që në bazë të rregullave është dashtë një person i caktuar të identifikohet. Nëse ne si ushtarë nuk kemi arrit, e kemi lajmëruar rastin te policia ushtarake. Ne nuk jemi marrë.

Prokurorja: A e dinit nëse në atë qendër mbaheshin civilë apo ushtarë?

Dëshmitari: Po mbaheshin civilë.