Çitaku: Përgjigjen pse s’po fillon mësimi e keni te kokëfortësia e Kurtit

Shkollat në Kosovë as këtë të hënë nuk i kanë hapur dyert për nxënësit, duke hyrë në javën e dytë të grevës.

Në lidhje me këtë situatë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka lënë fajtor kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas saj po refuzon dialogun social.

“Se a duhet të fillojë mësimi, është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni te kokëfortësia e kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social”, shkroi Çitaku.